Real Madrid i ofron kontratë të re Luka Modricit

  • S.A /
  • 15 October 2020 - 09:34
Real Madrid i ofron kontratë të re Luka Modricit

Real Madrid e ka përgatitur një ofertë njëvjeçare për mesfushorin kroat Luka Modric.

35-vjeçari ka kontratë aktuale në Bernabeu deri në verën e ardhshme dhe në rast që gjërat qëndrojnë kështu, atëherë futbollisti do të jetë i lirë që të kontaktojë me ndonjë klub në janar.

Modric ishte lojtar kyç gjatë suksesit të Realit në fitimin e titullit në La Liga sezonin e kaluar.

Në vitin 2018 ai e fitoi Topin e Artë pas paraqitjeve mbresëlënëse me madrilenët të cilët e fituan Ligën e Kampionëve dhe me kombëtaren kroate arriti deri në finale të Botërorit 2018.

Los Blancos do të luajnë kundër Cadiz të shtunën dhe presin që kroati ta hedhë firmën në kontratën e re me kohëzgjatje deri në vitin 2022.

Modric ka luajtur në 347 ndeshje për Madridin që nga ardhja e tij nga klubi anglez Tottenham Hotspur në vitin 2012, duke kontribuar me 22 gola dhe 55 asiste.

(Kosova Sot Online )