Ministrja Dumoshi priti kampionin e botës në boks, Robin Krasniqin

  • S.A /
  • 15 October 2020 - 12:00
Ministrja Dumoshi priti kampionin e botës në boks, Robin Krasniqin

Boksieri kosovar, Haxhi Robin Krasniqi para pak ditëve ka arritur njërin nga sukseset më të mëdha duke u shpall kampion i botës në kategorinë gjysmë të mesme.

Pas këtij suksesi, Krasniqi ka ardhur në Kosovë e ku u prit nga disa liderë të Kosovës.

Sot, kampioni botëror ka vizituar MKRS-në, e ku u prit nga ministrja Vlora Dumoshi.

Në këtë takim, Krasniqi i ka thënë ministres në fjalë se për të ardhur deri te ky sukses iu ka nevojitur shumë punë për ta gëzuar shtetin e Kosovës.

“Është sakrificë 15 vjeçare. Kishte gëzime. Kishte hidhërime. Por, është ëndërr e madhe e arritur që të gëzoja veten dhe shtetin tim me titullin”, ka thënë Krasniqi.

Poashtu, boksieri me prejardhje nga Istogu ka potencuar se nuk është ndjer vet asnjëherë gjatë këtij suksesi.

“Unë kam ndjerë emocionet e të gjithë shqiptarëve. Asnjëherë nuk ndihesha vet”, tha mes të tjerash boksieri kosovar.

Kurse në anën tjetër, Dumoshi e përgëzoi Krasniqin për rrugëtimin e tij drejt këtij suksesi dhe e falënderoi atë për vizitën e sotme.

(Kosova Sot Online )