Po i vjen era zgjedhje të reja, ashpërsohet lufta për pushtet

Po i vjen era zgjedhje të reja, ashpërsohet lufta për pushtet
Po i vjen era zgjedhje të reja, ashpërsohet lufta për pushtet

Dardan Grapci

  • 15 October 2020 - 08:22

Shkruan: Dardan Grapci

Tani arrestimi i nënkryetarit të LDK-s Haki Rugovës është thjeshtë një lojë e ndytë e partive politike të cilat e dëshirojnë kthimin e tyre në pushtet, ku do të provojnë ta gjunjëzojnë qytetarin me manovrat e tyre të mashtrimit, duke blerë votat me paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lufta për pushtet në Kosovë ka filluar që nga muaji Mars kur është rrëzuar Qeveria Kurti përmes votimit të mocionit të mosbesimit nga partitë politike. Pastaj me zgjedhjen e Avdullah Hotit për Kryeministër të vendit, kjo luftë është ashpërsuar akoma, ka ngjallur edhe shumë reagimet nga LVV dhe AAK, dhe partitë tjera opozitare. Qytetarët e Kosovës duhet të vetëdijesohen nga këto ngjarje që po ndodhin dhe mos ti marrin afër zemrës , por le ti ndëshkojnë këta politikanë në ditën e zgjedhjeve të reja që priten të mbahen në fillim të vitit 2021. Është ardhur koha që Kosovën ta udhëheq një parti me baza të drejtësisë dhe korrektësisë, e jo ti ndjek hapat e ish-bashkë partiakëve të tyre duke i blerë dhe shitur tenderë tek mafio-oligarkët dhe biznesmenët të cilët nuk e kanë për qëllim rritjen e ekonomisë dhe punësimin në vend por atë të shkatërrimit dhe degradimit , duke provuar që ta përfitojnë edhe votën e të qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë.
Lufta rivale mes partive politike ndodhë gjithkund, por në Kosovë si duket, kur një parti po fiton, të tjerët po e sulmojnë qysh në fillim të mandatit, ende pa u bërë një muaj të qeverisjes, prandaj iu bëjë kërkesë qytetarëve mos i votoni këto parti të mëdha që janë në pushtet dhe opozitë, por kërkoni alternative për një parti me njerëz të ri të pa përlyer me pushtet, që ka në prioritet reformat demokratike, ku do të udhëheqin vendin me nder dhe me sinqeritet. Të tillëve duhet t’ju jepet një shans edhe atyre, prandaj pa i provuar nuk mund të dimë se kush janë apo çfarë kanë në mendje kur hyjnë në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".