Ballkani udhëton në Obiliq për fitore, Arbëria kërkon këndelljen

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 10:19
Ballkani udhëton në Obiliq për fitore, Arbëria kërkon këndelljen

Arbëria vs Ballkani do të jetë ndeshja e parë për xhiron e gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës.

Xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll starton sot me ndeshjen mes Arbërisë dhe Ballkanit, sfidë që zhvillohet nga ora 14:00.

Ballkani udhëton drejt Obiliqit për të kërkuar vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe njëherit të vazhdojë të qëndrojë në kreun e tabelës, ndërkohë Arbëria synon t’u kthehet rezultateve pozitive, pasi që u njoftua me humbje në xhiron e kaluar nga Gjilani.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje tjera, ajo mes Llapit dhe Drenicës si dhe Prishtinës me Besën e Pejës, derisa xhiro e gjashtë mbyllet me sfidat Gjilani – Drita dhe Trepça ’89 – Feronikeli.

(Kosova Sot Online )