Conte i përgjigjet Eriksenit: “Ka luajtur aq sa duhet”

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 16:12
Conte i përgjigjet Eriksenit: “Ka luajtur aq sa duhet”

Conte mendon se Eriksen është duke pasur mjaft minuta te Interi.

Christian Eriksen dëhsiron më shumë minuta. Ai ditë më parë tha se nuk po luan aq sa do të dëshironte, apo aq sa luante te Tottenham dhe është fakt, sepse deri më tani ka luajtur vetëm 72 minuta këtë sezon.

Mirëpo, Antonio Conte ka reaguar menjëherë.

“Nuk e di nëse luan pak te Interi, por unë mendoj se ka luajtur aq sa duhet. Unë marr disa vendime për të mirën e skuadrës. Megjithatë jam shumë i kënaqur për mënyrën se si Eriksen po integrohet te Interi dhe kontributin që po jep. Shpresoj që edhe ai të jetë i kënaqur që po punon me ne, pasi në një sezon të tillë, do të ketë hapësira për të gjithë. Megjithatë unë mendoj se Eriksen ka luajtur mjaftueshëm për të treguar vlerat e tij, ashtu si edhe lojtarët e tjerë”, deklaroi Conte.

(Kosova Sot Online )