Ballkani fiton me përmbysje dhe me polemika

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 16:18
Ballkani fiton me përmbysje dhe me polemika

Ballkani e ka fituar ndeshjen hapëse të xhiros së gjashtë të Superligës.

Therandasit e kanë mposhtur Arbërinë me përmbysje me rezultat 4:2, në një ndeshje me polemika.

Ekipi i Arbnor Morinës ka kaluar në epërsi në minutën e 35-të me golin e shënuar nga Sunaj Hasan.

Ndërkaq, Mirlind Daku nivelizoi gjithçka me golin e realizuar në minutën e 54-t të ndeshjes.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit përsëri kaloi në avantazh në minutnë e 65-të me anë të Almir Kryeziut, i cili e shënoi një gol të bukur.

Më pas, skuadra e Ismet Munishit përmbysi gjithçka dhe ktheu në të mirë të saj.

Fillimisht, Armend Thaçi e barazoi rezultatin në minutën e 72-të.

Më pas, në minutat e fundit u akordua një penallti e dyshimtë për ekipin Portokalli, të cilën e nxori Mevlan Zeka.

Skuadra e Arbërisë reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, ndërsa trajneri Arbnor Morina u ndëshkua nga referi.

11 metërshin më pas në gol e shndërroi Mirlind Daku, i cili kështu ia siguroi tri pikë Ballkanit me golin e dytë personal, duke e vazhduar formën e jashtëzakonshme.

Ballkani e gjeti edhe golin e katërt në minutat shtesë me Krasniqin, i cili realizoi gol të bukur.

(Kosova Sot Online )