Prishtina e shkatërron Besën, Llapi befasohet nga Drenica

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 16:44
Prishtina e shkatërron Besën, Llapi befasohet nga Drenica

Prishtina e ka mposhtur 4-0 Besën në “Fadil Vokrri”, derisa në Podujevë Llapi është befasuar duke humbur 0-1 nga Drenica.

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së shtunë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në kryeqytet u përballen Prishtina me Besën, ndërkohë në Podujevë, Llapi u takua me Drenicën.

Prishtina u tregua e fortë për Besën e Pejës, duke e mposhtur 4-0.

Tre gola i shënoi Otto John në minutat 3’, 25’ dhe 60’, derisa golin tjetër e realizoi Mërgim Pefqeli në minutën e 77’.

Derisa në Podujevë, Llapi u befasua nga Drenica duke humbur 0-1.

Golin e tri pikëve për mysafirët e shënoi Hysen Tahiri në minutën e 54’.

Nesër do të mbyllet xhiro e gjashtë me sfidat Gjilani vs Drita dhe Trepça ’89 vs Feronikeli. 

(Kosova Sot Online)