Shkëndija një “pesëshe” në kajmak Vardarit të Shkupit

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 17:07
Shkëndija një “pesëshe” në kajmak Vardarit të Shkupit

Shkëndija e Tetovës e ka mposhtur me rezultat 1-5 duke vazhduar ecurinë e tyre pa humbje në kampionatin e Maqedonisë së Veriut edhe pa 9 ndeshjeve. Ishte një dominim i Shkëndijes që nga minuta e parë për të vazhduar kështu me hapa të sigurt drejt titullit kampion.

Shkendija e Tetovës ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin vendor, duke fituar sot me rezultat 1-4 në Shkup kundër Vardarit.

Ishte menduar që Vardari do t’i nxirrte problem Shkëndijes por nuk doli kështu pasi që skudra e Ernest Gjokës ia doli që ta fitojë këtë takim.

Pjesa e parë filloi më mirë për Vardarin ku shënuan në minutën e 11-të, Jovan Popzlatanov.

Shkëndija reagoi për të shënuar edhe dy herë në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 15-të me Florent Ramadanin kurse rezultatin e përmbyshi Valon Ahmedi në minutën e 40-të.

Pjesa e dytë ishte e tëra e Shkëndijes ku ata shënuan edhe tri herë.

Fillimisht ishte Besart Ibraimi që shënoi në minutën e 61-të, kurse më vonë shënuan edhe Totre në minutën e 81-të dhe në minutën e 86-të ishte Ahmedi për ta shënuar golin e pestë dhe të fundit për Shkëndijet.

(Kosova Sot Online)