Sulmuesja Nagasato plot vetëbesim pas ndeshjes së parë kundër meshkujve

  • S.A /
  • 19 October 2020 - 11:37
Sulmuesja Nagasato plot vetëbesim pas ndeshjes së parë kundër meshkujve

Sulmuesja japoneze Yuki Nagasato ndien vetëbesim të madh, tani pasi e ka luajtur ndeshjen e parë ndaj gjinisë së kundërt, që prej se iu bashkua ekipit amator të meshkujve, Hayabusa Eleven.

33-vjeçarja habiti kur iu bashkua klubit Hayabusa Eleven dhe nënshkroi kontratë profesionale në shtator.

Nagasato e ka gëzuar një karrierë të mrekullueshme deri sot dhe i ka bërë më shamë se 100 paraqitje për ekipin kombëtar të vashave të Japonisë, më të cilin e fitoi Kupën e Botës për Vasha në vitin 2011.

Duke u futur në perëndim të karrierës, sulmuesja është e vendosur ta shfrytëzojë sa më shumë kohën që i ka mbetur dhe ka vendosur t’i bashkohet vëllait të vet në Hayabusa, me synim për ta sfiduar gjininë e kundërt.

Para sezonit të ri, Nagasato luajti në një ndeshje përgatitore dhe beson se është në gjendje t’i mposhtë meshkujt me aftësitë që i ka për të vendosur shpejt.

“Nuk e prisja që të luaja në ekipin e meshkujve do të bëhej popullore, por mendoj se përçon mesazh pozitiv te vajzat dhe gratë e tjera”, tha Nagasato për FIFA.com.

“Për mua është sfidë e madhe të luaj me meshkuj, por është edhe më mirë për gratë e tjera për ta kuptuar se mund ta bëhet”, shtoi ajo.

“Ndiej sikur jam pjesë e këtij ekipi për një kohë të gjatë. Kemi ndërlidhje të mirë në fushë, veçanërisht me vëllain tim. Ndiej vërtet vetëbesim pas ndeshjes përgatitore. Unë e kam talentin dhe aftësinë për të luajtur në këtë nivel”, nënvizoi ajo.

(Kosova Sot Online )