Lexoni edhe:
Të veprohet tani, në tavolinë të dialogut me Serbinë të shpalosen krimet dhe dëmet e luftës
Shkruan: Hajrullah Ternava
Nuk është rastësi as reagimi kundërshtues ndaj këtij ligji dhe nga opozita formale në Kuvendin e Kosovës e përfaqësuar në grupin parlamentar të PDK-së, prandaj refuzimit të këtij ligji nga LDK i është bashkuar edhe grupi parlamentar i PDK-së përmes deklarimit të deputetit Bajrush Xhemaili. Injorimi i këtij ligji po e tregon faktin se përfundimisht këta deputet janë të pozicionuar në shërbim të interesave të oligarkëve dhe jo të qytetarëve që i kaneë votuar dhe zgjedhur aty. Këtu, në këtë ditë tani u vërejt se LDK dhe PDK de fakto janë në koalicion, bile janë ma të përafërtat, që s’do të ishte befasi edhe nëse në zgjedhjet e ardhshme të konkurrojnë si koalicion së bashku. Në këtë situatë që jemi po dëshmohet thellësisht se si Kosova po kriminalizohet duke kaluar në një shoqëri me të ardhme të errët nga pamundësia e instalimit të shtetit të së drejtës dhe luftimin e krimit të organizuar.
-BE sa po mundet po na e tërheq vërejtjen që ta luftojmë krimin e organizuar, si shkak që po e vonon perspektivën evropiane të Kosovës, shkak kryesor për të cilin nuk po na lejohet as Liberalizimi i Vizave, për çka kemi mbetur shteti i vetëm në BE pa këtë të drejtë, pa të drejtën e lirisë së lëvizjes–liberalizim, heqje të vizave, e me sa po duket pushtetarët tonë nuk po e kuptojnë akoma gjuhën diplomatike e parlamentarëve të BE-se përmes së cilët evropianët po jua thonë liderëve tonë politik e institucional se cila është pengesa kryesore e këtij procesi. E lidhur me këtë, edhe në seancën e fundit kuvendi i Kosovës u deëshmua si po dështon të ballafaqohet me këtë të keqe të madhe, se sa i fuqishëm eështeë krimi i organizuar në Kosovë , neë raport me shtetin e se drejtës, pikërisht me dështimin e votimit në Kuvend të projektligji të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ua kufizon Devollëve monopolin në homologimin e veturave.
Është e kuptueshme se partitë e zhytura në këtë krim të organizuar gjithnjë do të bëjnë çmos që ta ruajnë statusin e tyre në Kuvend dhe gjithandej nëpër institucione, sepse me këtë do të tentojnë që ta ruajnë primatin e pushtetarëve që përjetojnë përfitime marramendëse, sepse me rroga të majme, mëditje, punësime të familjarëve të tyre, tenderë si për vete dhe të afërmit e tyre, vetëm në këtë mënyrë do i shijojnë ata miliona të shumtë që tani i kanë përfituar, dhe vetëm në këtë mënyrë si deri më tani do e shijojnë jetën dhe të mirat e botës. Prandaj ky rirreshtim i partive politike neë Kuvend përsëri në favor të ruajtjes së monopolit për homologimin e veturave, në favor të kapësve të shtetit të kompanisë së Blerim Devolli, duke refuzuar plotësimin dhe ndryshimin e ligjit të propozuar nga VETËVENDOSJE dhe Qeveria e Kosovës, e ka të vetmin qëllim, ruajtjen e raporteve me krimin e organizuar.
Pra ç’kapja e shtetit nga krimi është qëllim i çdo partie të pastër që vjen në pushtet, e sikur që iu ishte LVV-ja që i filloj hapat e parë dhe tregoj se e ka në agjendë luftimin e pa kompromis, ballë për ballë me krimin, dhe nuk e lejuan të vazhdon gjatë në pushtet. Me mos miratimin e këtij ligji në Kuvend, ligj që pamundëson funksionimin e monopolit të Devollëve në homologimin e automjeteve, ju zgjat dora dhe jetëgjatësia krimit të organizuar nën ombrellën e oligarkëve Devolli. Nuk është prandaj rastësi pse shefi i Grupit Parlamentar teë Lidhjes Demokratike teë Kosoveës (LDK), Arben Gashi, ka qenë i pari që ka pasur një sërë vërejtjesh për projektligjin lidhur me kufizimin e homologimit teë veturave, të propozuar nga LVV-ja.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".