
Lexoni edhe:
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, ndeshjet më interesante
Sulmuesi i Derby County, Wayne Rooney, do të detyrohet të vetizolohet për 10 ditë, pasi një mik i tij i cili e kishte vizituar në shtëpi të enjten, doli pozitiv në testin për Covid-19.
Ish-kapiteni i Anglisë ka konfirmuar se nuk është infektuar më virus, por do të detyrohet të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Derby.
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve, ndeshjet më interesante Lexoni edhe:
Ndeshja e fundit e 34-vjeçarit për Derby ishte në humbjen 1:0 kundër Watfordit të premten.
Derby ka thënë se Rooney duhet patjetër të vetizolohet deri të enjten, më 29 tetor, në përputhje me udhëzimet e qeverisë së Britanisë së Madhe.
Rooney ka shkruar se ndihet i zemëruar dhe i zhgënjyer që do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme, por në të njëjtën kohë i lumtur që ai dhe familja e tij kanë dalë negativë në testet për koronavirus.
(Kosova Sot Online )