Interi pret që Lautaro ta vazhdojë kontratën

  • S.A /
  • 20 October 2020 - 16:51
Interi pret që Lautaro ta vazhdojë kontratën

Sulmuesi argjentinas ishte pranë transferimit në Barcelonë gjatë verës që shkoi, por klubi spanjoll s’ishte i gatshëm të shpenzonte shumë para shkaku i krizës së shkaktuar nga pandemia koronavirus

E ardhmja e Lautaro Martinezit pritet të jetë e lidhur me Interin.

Klubi italian pret që sulmuesi argjentinas ta vazhdojë kontratën, njofton portali italian “Calciomercato”.

Përfaqësuesit italian i është ofruar një kontratë e re, në bazë të së cilës ai do të paguhej 7 milionë euro në vit.

Gjithashtu, “Nerazzurri” po mendojnë ta largojnë klauzolën e shkëputjes së kontratës prej 111 milionë eurosh.

Kontrata aktuale e Lautaros skadon në vitin 2023, por Interi dëshiron ta mbajë atë më gjatë.

Gjatë verës që shkoi spekulohej për një transferim të mundshëm të Martinezit në Barcelonë, por gjiganti katalunas nuk ishte i gatshëm t’i paguante 111 milionë euro.

(Kosova Sot Online )