Hashim Thaçi po gjuan me shqelmin e fundit para vdekjes politike në Gjykatën Speciale

Hashim Thaçi po gjuan me shqelmin e fundit para vdekjes politike në Gjykatën Speciale
Hashim Thaçi po gjuan me shqelmin e fundit para vdekjes politike në Gjykatën Speciale

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 20 October 2020 - 13:48

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhurjani

Kumbara i udbashit Baton Haxhiut, që njihet me emër e mbiemër Hashim Haxhi Thaçi nga Broja, u bë kinse kritik nga kjo bandë e Dullës, kupto banda e derrit plak dhe kopilit të Titos, Isa Mustafa, jo që i´a do të mirën Kosovës, por ky Hashim zeza është i sëmurë për poste dhe për pushtet ndaj lehjet e tij dhe atyre këlyshëve që i ka rrotull u ka dalë boja dhe nuk i beson më askush. Prandaj, a ka ndonjë njeri të gjallë që nuk është i sëmurë mentalisht q i beson kur thotë se këto janë tema të konsumuara? Nuk ka, sepse të gjithë këta kryebanditë e shkuar kryebanditëve janë të banda të konsumuara që nuk i do populli, ndonëse akoma janë gjallë por duke dhënë shpirt në shtratin e vdekjes.

Më besoni se Hashimi i Haxhi Brojës ka vdekur politikisht, sepse pas shumë e shumë dredhive, matrapazllëqeve në dëm të shtetit dhe për interesa të tija personale, tashmë dihen botërisht. Ky shpirtshitur është njoftuar se e ka bishtin e zënë me derë dhe deri kur të duan ata e përdorin nëse ju nevojitet.

Po ashtu, ky dallaveraxhi është bërë i ditur se kur i´a ngrehën veshin dhe i treguan se është trazuar dosja e tij nga sirtarët dhe janë në shfletim, mundohet të luaj edhe shqelmin e fundit, por, mos harroni se askush tjetër nuk i duhet tani për tani botës si Hashimi i Haxhi Brojës dhe përse? Ky dilinxhi është i përkëdheluri i tyre se është ai që lëshoi dhe lëshon pe karshi gjakësorëve dhe kriminelëve serbian, dhe se jep toka të mbrojtura me gjak si të ishte malli i babës së tij, dhe tani ky mundohet të del në skenë dhe sërish ta merre bajrakun se kinse nuk mundeni ju pa mua, sepse harron që populli e ka kuptuar se është shpirt shitur. Ky shumë zullum i ka bërë vendit duke i ra sakicë e hanxhar pas shpine dhe këtë dhimbje po e përjeton populli i Kosovës sepse po e lëndojnë dhimbjet e këtij matrapazi, sepse të gjitha ahenxhet që i ka bërë nëpër hotelet më luksoze të botës duke harxhuar buxhetin e shtetit që nga mëngjesi deri në darkë janë bërë pa i ditur populli fare. Dhe tash, herët a vonë të gjitha do të zbardhen një nga një, zullumi i tij dhe bandës së tij dhe të gjithë atyre langonjve që i ka rrotull.

Ky matrapaz shkuar e matrapazëve, është kumbara i udbashit me librezë zyrtare,i këlyshit të Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiut që në Serbi njihet si njeriu me i besuar i tyre dhe e njohin si Bato Haxhiq, shumë zullum i kanë bërë vendit duke mashtruar popullin kinse po bisedojnë për njohje të Kosovës nga Serbia. Me disa lloj bisedimesh teknike dhe pa kurrfarë kushtesh me kriminelët serbian pos bisedave dhe muhabeteve prapa kurrizit të populli, por, kurrë edhe nuk i ka ndalur zgërdhirjet e neveritshme.

Tani për tani i duhen botës, sepse ata nuk kanë se me kë të bisedojnë,sepse për ditën e zezë i ra Kosovës që të flasin në emër të saj dhe në emër të popullit këta krye banditë e shkuar krye banditëve, këta hajna,matrapaz, dilinxhi dhe kopilë e udbash, por historia na tregon se edhe këtyre ju vije fundi dhe në fund i gjuajnë si mbeturina që e ndotin ajrin, dhe i gjuajnë në plehra. Pra, këto plehra të kota i kanë pazaret e tyre të kanaleve të nëntokës kriminale pos, që e harxhojnë buxhetin e shtetit duke harxhuar miliona e miliona për të shpëtuar lëkurën e tyre të pistë dhe asgjë tjetër. Bota i tregoi se të kemi në dorë dhe kur të duam të ngrehim veshin duke i thënë se :"A i ke dhënë gomarit ujë dhe çfarë uji"?, kur të duan e shtrydhin si limon. Prandaj populli duhet pasur shumë kujdes nga veprimet e këtyre shpirtshiturve, dilinxhive dhe matrapazëve si soji i kësaj bande banditësh!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".