Gjyqtari nga Kosova gjykoi mbrëmë në fitoren e Barcelonës së Messit në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 21 October 2020 - 09:52
Gjyqtari nga Kosova gjykoi mbrëmë në fitoren e Barcelonës së Messit në Ligën e Kampionëve

Bekim Zogaj është bërë gjyqtari i parë me prejardhje nga Kosova që gjykon në një ndeshje në garën më prestigjioze evropiane për klube, Ligën e Kampionëve, pasi mbrëmë ishte anësor i Sandro Scharer në ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencvaros në Camp Nou.

Zogaj – gjyqtar zviceran me prejardhje nga Kosova – ishte asistenti i dytë i Scharer në fitoren e thellë të Barcelonës 5:1 kundër Ferencvaros në ndeshjen hapëse të Grupit H në Ligën e Kampionëve të martën.

I lindur në Decan më 1979, ai kishte migruar në Zvicër në moshën 10 vjeçe.

Zogaj e kishte nisur kursin për gjyqtar futbolli në vitin 1997 në Zurich.

(Kosova Sot Online )