Sulmuesi kosovar i Hannover 96 me të ardhme premtuese

  • S.A /
  • 21 October 2020 - 10:43
Sulmuesi kosovar i Hannover 96 me të ardhme premtuese

Sulmuesi kosovar Arlind Sadiku është duke shkëlqyer për ekipin U17 të Hannover 96.

Sadiku, i lindur në Gjermani në vitin 2004, karrierën si futbollist e ka filluar që nga mosha 5-vjeçare në akademinë e skuadrës gjermane TSV Havelse.

Pasi u rrit në akademinë e klubit nga Garbsen, ai iu bashkua klubit Eintracht Braunschëeig në vitin 2016, ku qëndroi tri vjet.

Talenti i tij u vërejt nga skuadra e njohur gjermane Hannover 96, e cila në vitin 2019 e transferoi talentin kosovar.

16-vjeçari ka kontratë më gjigantin gjerman deri në vitin 2021.

Për shkak të talentit dhe aftësive të tij, ai luan për grupmoshat 17-vjeçare që prej moshës 15-vjeçare.

Gjatë këtij sezoni, ai i ka shënuar tri gola në tri paraqitje jo të plota për ekipin U17 të Hannoverit deri tani.

Pozita e tij e preferuar është qendërsulmues por ai mund të luaj edhe si sulmues krahu.

(Kosova Sot Online )