Mungesa e portierëve në Kosovë, ish portieri gjerman hapë akademi

  • S.A /
  • 22 October 2020 - 11:59
Mungesa e portierëve në Kosovë, ish portieri gjerman hapë akademi

Ekspertët e futbollit në vendin tonë gjithnjë potencojnë se në Kosovë ka mungesë të portierëve cilësorë dhe talenteve për të mbrojtur.

Dhe, gjithnjë ka munguar një strategji për zbulimin e talenteve portierë, çfarë Kosova nuk është që ka mjaftueshëm as në shtetet evropiane, e të cilët do t’i jepnin shpresë edhe Kombëtares së Kosovës, e cila bazohet në Aro Muriqin dhe Visar Bekajn pasi Samir Ujkani së shpejti mund të pensionohet.  

Duke e parë situatën një ish portier gjerman ka vendosur ta hap një akademi për portierë në Kosovë. Bëhet fjalë për Nico Pellatz, i cili ka qenë pjesë e disa klubeve gjermane. Pellatz në këtë projekt e ka zgjedhur për bashkëpunim portierin e njohur në Superligën e Kosovës, Burim Sadiku.

Akademia është emëruar “HashtagOne”, njësoj si brendi i veshjeve sportive që është në pronësi të Nico Pellatz. Kampi i parë do të organizohet më 27 tetor në fushën e Besëlidhjes në Prishtinë, ku përpos trajnerit të portierëve Burim Sadiku i pranishëm do të jetë edhe Pellatz.

(Kosova Sot Online )