Mario Balotelli s’di të bëjë as shaka, e skuq Dayane Mellon

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 12:40
Mario Balotelli s’di të bëjë as shaka, e skuq Dayane Mellon

Mario Balotelli ka krijuar polemika në Big Brother VIP.

Sulmuesi, i cili aktualisht është pa klub pasi prishi kontratën me Brescian, ishte mysafir në program të premten mbrëma.

Ai ishte atje sepse vëllai i tij biologjik, Enock, është një nga garuesit në shfaqjen Mediaset 5.

Aty ishte edhe Dayane Mello, me të cilën raportohet se ka pasur marrdhënie në të kaluarën. Më pas, gazetari Alfonso Signorini ndërhyri dhe e pyeti atë nëse do ta donte Balotellin në shtëpinë e Big Brother.

Pas përgjigjes pozitive nga ana e saj, Alfonso u kthey nga Balotelli dhe tha: “Mario, e dëgjove? Dayane tha se të do në shtëpinë e Big Brother, të do aty”.

Ai menjëherë u përgjigj: “Eh, ajo më do, por më pas do të thotë ‘ndalo, ndalo… më dhemb’ dhe nisi të qesh ish sulmuesi i Man City, Inter dhe Milan.

https://tiger.cdnja.co/v/3n/3nPQ7.mp4?secure=9DnD8zzrq1BOxItPbGbisQ&expires=1603542600

(Kosova Sot Online)