Lexoni edhe:
FFK e paralajmëron lojën e Kosovës me foton e Berishës! A po kthehet Bernardi?!
Karim Benzema është kapur nga kamerat duke dalë kundër bashkëlojtarit të vet dhe partnerit në sulmin e Real Madridit, Vinicius Junior, pasi ka kërkuar që atij të mos i pasohet topi.
Sulmuesi brazilian e vazhdoi formën e dobët duke humbur shumë mundësi për të shënuar dhe duke mos qenë vendimtar për skuadrën e Zinedine Zidane as në barazimin e Real Madridit 2:2 me Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.
Ai i shpërdoroi mundësitë për t’ia siguruar Realit fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe pakënaqësinë me të e ka shprehur edhe Benzema tek bashkëlojtarët e tjerë.
FFK e paralajmëron lojën e Kosovës me foton e Berishës! A po kthehet Bernardi?!Lexoni edhe:
Sulmuesi francez është kapur nga kamerat e Telefoot në tunel pas pjesës së parë, duke i dhënë mbrojtësit Mendy të mos ia pasoj topin Viniciuesit, edhe pse nuk ia përmend emrin atij.
“Vëlla mos ia paso topin atij. Të betohem në nënën time se ai po luan kundër nesh”, dëgjohet Benzema duke i dhënë Mendyt.
Në pjesën e dytë, Mendy ia pasoi topin Viniciusit vetëm tri herë.
(Kosova Sot Online )