“Paraqitja më e mirë e sezonit” – Koeman i ngazëllyer me Barcelonën e vet

  • S.A /
  • 29 October 2020 - 08:46
“Paraqitja më e mirë e sezonit” – Koeman i ngazëllyer me Barcelonën e vet

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka lartësuar paraqitjen e skuadrës së vet në fitoren 2:0 kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve si më të mirën deri tani këtë sezon.

Ousmane Dembele dhe Lionel Messi shënuan në fitoren e Barcelonës kundër Juventusit në Allianz Stadium të mërkurën.

Sikur mos të ishte për portierin Wojciech Szczesny, Barcelona do të fitonte me rezultat edhe më të thellë.

Koeman u emërua trajner i Barçës këtë verë, në një kohë trazirash në klubin katalonas.

“Bëmë paraqitje madhështore kundër një ekipi shumë të fortë në Evropë. Kemi krijuar shumë mundësi për të shënuar. Jam i lumtur me stilin e lojës dhe karakterin që skuadra ime e tregoi”, tha Koeman pas ndeshjes.

Ai shtoi: “Kjo ishte paraqitja më e mirë e sezonit dhe sigurisht më e kompletuara. E kontrolluam mesin e fushës. Fitorja kundër një ekipi si Juventus do të na ndihmojë në të ardhmen sigurisht”.

(Kosova Sot Online )