Shefi i La Ligës: Bartomeun e udhëhoqi Florentino Perez

  • S.A /
  • 29 October 2020 - 09:52
Shefi i La Ligës: Bartomeun e udhëhoqi Florentino Perez

avier Tebas, presidenti i La Ligës, e ka kritikuar ish-presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeun, pasi që ky i fundit të martën mbrëma dha dorëheqje pasi e kishte pranuar ofertën që të jetë pjesë e Superligës Evropiane.

Kritikat për ish-presidentin kishin filluar që një kohë të gjatë nga tifozët dhe të tjerët, për të cilin bën edhe një mocion mosbesimi për ta shkarkuar. Bartomeu u dorëzua përfundimisht të martën duke dhënë dorëheqje.

“Unë besoj që Bartomeu ka qenë i udhëhequr nga Florentino Perez”, u deklarua Tebas.

“Superliga Evropiane ka qenë ëndërr e presidentit të Real Madridit, ai është duke punuar që një kohë të gjatë për këtë”, shtoi ai.

Zgjedhjet e reja për president të klubit katalonas pritet të mbahen në muajin mars gjatë vitit 2021.

(Kosova Sot Online )