Messi apo Ronaldo? Lampardi zgjedh favoritin

  • S.A /
  • 29 October 2020 - 16:39
Messi apo Ronaldo? Lampardi zgjedh favoritin

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka zgjedhur lojtarin favorit mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Messi dhe Ronaldo kanë luajtur në nivele të larta për shumë vite duke e rivalizuar njëri tjetrin në pothuajse çdo gjë, për t’u shndërruar në dy më të mirët në histori të futbollit.

Leo ka kaluar gjithë karrierën te Barcelona, duke shënuar deri më tani 636 gola në 737 paraqitje, ka fituar 10 trofe të La Ligës dhe katër trofe të UEFA Champions League.

Në anën tjetër, Ronaldo ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në tri liga, duke triumfuar me Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, ku u transferua në vitin 2018 dhe vazhdon ta veshë fanellën e Zonjës së Vjetër.

35-vjeçari ka shënuar 641 gola në 852 paraqitje gjatë karrierës, duke fituar ligën në tri vende të ndryshme, derisa numëron pesë trofe të Champions League she shtesë Kampionatin Evropian me Portugalinë në vitin 2016.

Sido që të jetë, me çmime individuale, Messi është më mirë, ka gjashtë Topa të Artë dhe gjashtë Këpuca të Arta, derisa Ronaldo pesë me katër.

I pyetur për të zgjedhur mes Messit dhe Ronaldos trajneri i Bluve, Lampard, u përgjigj: “Unë jam me Messin, ai është talent i pastër, por ajo çfarë ka bërë Ronaldo është pa asnjë dyshim e jashtëzakonshme”.

Pas nëntë sezoneve duke rivalizuar njëri-tjetrin me gjithçka, kjo gjë u ndal në vitin 2018, kur Ronaldo u transferua në Itali.

Që nga atëherë, bota e futbollit vazhdon të shpresojë për jë ndeshje sërish mes tyre, një 90 minutsh që do ta bënte më interesant futbollin.

U shpresua se do të ndodhë të mërkurën mbrëma, por për shkak të COVID-19, Cristiano Ronaldo nuk ia doli të jetë në sfidën mes Juventusit dhe Barcelonës, që përfundoi në të mirë të skuadrës së Leos me rezultatin 0-2. Sido që të jetë, skuadrat do të përballen mes vete sërish në dhjetor dhe atëherë ka mundësi që pas një kohë të gjatë, Leo dhe Cris të zbresin sërish në fushë kundër njëri-tjetrit. 

(Kosova Sot Online )