Zbulohet kundërshtari i Tyson Fury për meçin e 5 dhjetorit

  • S.A /
  • 03 nëntor 2020 - 11:30
Zbulohet kundërshtari i Tyson Fury për meçin e 5 dhjetorit

Tyson Fury pritet të përballet me Agit Kabayel në meçin e 5 dhjetorit në Britani të Madhe.

Kampioni i botë në kategorinë e rëndë në WBC, Fury do ta mbrojë titullin në Londrën muajin e ardhshëm, pavarësisht se a do të lejohen apo jo shikuesit në stadium.

Kabayel është zgjedhur si kundërshtar i Furyt dhe i ka 24 orë për t’iu përgjigjur ofertës.

“Tyson Fury do të luftojë më 5 dhjetor”, tha thënë Frank Warren, promotori i Furyt në Britani të Madhe.

“Ne ia kemi zgjedhur atij një kundërshtar, i cili është Kabayel. Ai do t’i ketë 24 orë për ta nënshkruar kontratën”, shtoi ai.

“Ai është i pamposhtur dhe e ka edhe një fitore kundër Derek Chisoras”, theksoi ai.

Kabayel është 28-vjeçar nga Gjermania dhe është i pamposhtur 20 meçe profesionale deri tani. 

(Kosova Sot Online )