Conte: Detajet e ndryshuan ndeshjen, Interi në rrugën e duhur

  • S.A /
  • 04 November 2020 - 08:49
Conte: Detajet e ndryshuan ndeshjen, Interi në rrugën e duhur

Trajneri i Interit, Antonio Conte, këmbëngul se skuadra e tij është në rrugën e duhur, pavarësisht humbjes 3:2 kundër Real Madridit në një ndeshje vendimtare në fazë grupore të Ligës së Kampionëve.

Zikaltrit luftuan me përkushtim për ta barazuar rezultatin nga 0:2 në 2:2, por një gabim tjetër në mbrojtje i kushtoi pasi Rodrygo ia siguroi fitoren Madridit.

Conte beson se hollësitë e ndryshuan ndeshjen në Alfredo Di Stefano të martën.

“Ky është Interi im, i mirë e i keq. Mendoj se këta hapa nevojiten për t’u rritur dhe nuk e di sa ekipe mund të vijnë këtë në Madrid dhe të luajë një futboll të tillë, duke e barazuar rezultatin në 2:2 edhe pse po humbnim 2:0 falë dy gabimeve tona. Ne madje kishim mundësi të fitonim 3:2”, tha Conte për Sky Sport Italia.

“Ne e pranuam golin e tretë dhe rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk po u japim lojtarëve të mi atë që ata e meritojnë për përpjekjet e tyre, por ato dëshmojnë se detajet e ndryshojnë ndeshjen”, shtoi ai.

“Mendoj se Benjamin Mendy bëri faull ndaj Hakimit te goli i parë i Madridit. Te goli i dytë ne s’i markuam mirë kundërshtarët. Djemtë duhet ta kuptojnë se detajet e bëjnë dallimin”, nënvizoi ai. 

(Kosova Sot Online )