Barça duhet të përmirësohet dukshëm, thotë Ter Stegen

  • S.A /
  • 05 November 2020 - 14:49
Barça duhet të përmirësohet dukshëm, thotë Ter Stegen

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, e ka pranuar se gjiganti katalonas ka nevojë të përmirësohet, pas fitores së vështirë 2:1 kundër Dynammo Kiev të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi nga penalltia në fillim të ndeshjes dhe Gerard Pique në pjesën e dytë shënuan për Barçën, me golin e Viktor Tsygankov që ishte i pamjaftueshëm për vizitorët ta shmangnin humbjen në Camp Nou. Por ukrainasit kanë mundur të shënonin edhe disa herë të tjera, sikur mos të ishte për pritjet heroike të Marc-Andre ter Stegen.

Katalonasit i lejuan shumë hapësirë në mbrojtje Dynamos, e cila krijoi plot raste shënimi pavarësisht se i munguan  disa lojtarë kyçë për shkak të Covid-19 dhe lëndimeve.

Në paraqitjen e tij të parë pas lëndimit, portieri gjerman e shpëtoi skuadrën e vet, të cilës i ka bërë thirrje të përmirësohet.

“Kundërshtari kishte shumë raste dhe ne duhet të përmirësohemi. Për këtë duhet të bisedojmë”, tha Ter Stegen pas ndeshjes.

“Ne e nisëm mirë, duke krijuar raste për të shënuar. Megjithatë, ne vuajtëm shumë më pas”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )