Dybala i drejtohet UEFA-s: A mund t’i kem të dy golat?

  • S.A /
  • 05 November 2020 - 14:52
Dybala i drejtohet UEFA-s: A mund t’i kem të dy golat?

Paulo Dybala me shaka i ka kërkuar UEFA-s t’ia pranojë dygolëshin në fitoren e Juventusit 4:1 kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve.

Dybala mendoi se i kishte shënuar dy gola, por njëri prej tyre iu regjistrua Lasha Dvalit si autogol për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për ta larguar nga vija e portës topin e goditur nga argjentinasi në takimin e së mërkurës në Budapest.

Me golin e shënuar kundër Ferencvaros, Dybala u bë lojtari i vetëm që shënon gol në gjashtë sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve për Juventusin.

“Dybala është lojtari i vetëm që ka shënuar gol në gjashtë sezonet e fundit në Ligën e Kampionëve për Juventusin”, shkroi UEFA në Twitter.

Dybala i reagoi UEFA-s, duke shkruar: “Dhe për të festuar, a mund ta kem një dygolësh sot?”

26-vjeçarit iu pranua vetëm njëri gol, pasi goli i dytë iu regjistrua Dvalit si autogol. 

(Kosova Sot Online )