Veprimi i Messit që është bërë viral në rrjetet sociale

  • S.A /
  • 05 November 2020 - 14:56
Veprimi i Messit që është bërë viral në rrjetet sociale

Barcelona e ka mposhtur 2 me 1 Dynamo Kievin në Ligën e Kampionëve në ‘Camp Nou’.

Në këtë ndeshje shënoi gol edhe Lionel Messi, nga penalltia në minutën e pestë të takimit.

Pas ndeshjes, një tjetër gjë është bërë virale në rrjetet sociale dhe po diskutohet shumë për Lionel Messin.

Është publikuar tashmë një video ku Messit i kalon përskaj kundërshtari, ai vetëm e shikon teksa ecën në fushë.

Kjo ka ngjallur dyshime për përkushtimin e Messit pas dëshirës gjatë verës për t’u larguar nga Barcelona, diçka që nuk e lejoi ish-presidenti, Josep Maria Bartomeu. 

(Kosova Sot Online )