Reali i zhgënjyer me Dortmundin për trajtimin e Reinier

  • S.A /
  • 06 November 2020 - 13:08
Reali i zhgënjyer me Dortmundin për trajtimin e Reinier

Te Dortmundi duket se ka një çështje Reinier.

Talenti brazilian është huazuar këtë verë për 2 sezone nga Real Madrid që shpreson të përsërisë operacionin Hakim Achraf, por 18-vjeçari është në situatë aspak normale.

Ai është aktivizuar vetëm 7 herë si zëvendësues dhe në total ka akumuluar 107 minuta, shumë pak si për të ashtu edhe për drejtuesit e Real Madrid.

Nëse situata nuk ndryshon deri në janar nuk përjashtohet mundësia e prishjes së huazimit të tij për ta dërguar në një ekip tjetër ku mund të luajë më shumë për të fituar eksperiencën e duhur.

(Kosova Sot Online )