Po fryhet e po zgjerohet edhe Qeveria e koalicionit LANA, punësimet e militantëve politik dhe familjarëve në të gjitha dikasteret e shtetit

Po fryhet e po zgjerohet edhe  Qeveria e koalicionit LANA, punësimet e militantëve  politik dhe familjarëve në të gjitha dikasteret e shtetit
Po fryhet e po zgjerohet edhe  Qeveria e koalicionit LANA, punësimet e militantëve  politik dhe familjarëve në të gjitha dikasteret e shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 06 November 2020 - 12:29

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Është detyrë mbi detyrat shërbimi ndaj mbretit për punësim. Por, të shpresojmë se së shpejti do të shkon edhe kjo qeveri. Dhe, se do të kemi edhe zgjedhje të reja me kandidat të ri. Të shpresojmë. Megjithatë, nuk kam besim në ndonjë risi. Politikanët e lidhur me mbretërit janë në finale, të pasur dhe të fortë. Ata do të futen përsëri në pushtet. Kuvendi do të ketë përsëri kësi fare lloji të mallit të skaduar. E ardhmja është jo e mirë. Por, me punë dhe angazhim, shpresohet në përmirësime. Kjo është shpresa.

-Kosova e ka një fat shumë të keq. Qeveritë që kanë ardhur dhe kjo e tashmja e kanë parë pushtetin si vend për të punësuar njerëz të familjeve dhe të partive të veta. Kështu po vepron edhe Qeveria Hoti. LDK e ka shfrytëzuar më së miri se kushdo tjetër pozitën e shtetit për punësim. Nëpër ministri ka të punësuar më së shumti nga LDK. Kudo nëpër subjektet qeveritare sundojnë të LDK-së dhe të PDK-së. Bordet dhe agjencitë janë të mbushura me militantët e kësaj partie. Vetëm në Postë Telekomin e Kosovës nuk gjen njeri jashtë LDK-së dhe PDK-së. Ka edhe të AAK-së dhe të NISM-së, por dominojnë kryesisht nga LDK dhe PDK.

Tash nëpër ministri dhe në kryeministri po punësohen militantët pa konkurse dhe kritere. E këtej kemi edhe zgjerim të Qeverisë vetëm e vetëm për të hapur vende të punës. Ndërsa, super meni Driton Selmanaj ia ka anën. Ai po din me notuar nëpër politikën e LDK-së. Jo vetëm ai po tërë koalicioni është i tillë. Pa lundruar mirë dhe pa qenë në shërbim të mbretit nuk mundët askush të bëhet ministër apo të punësohet në dikasteret e shtetit, në subjektet publike dhe në punë. ë

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".