Maguire: Po na kritikoni sepse na xhelozoni

  • E.K /
  • 08 November 2020 - 15:17
 Maguire: Po na kritikoni sepse na xhelozoni

Kapiteni i Manchester Unitedit, Harry Maguire, thotë se shumica e kritikave që ai dhe bashkëlojtarët e tij në Old Trafford i marrin, burim e kanë xhelozinë.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është nën trysni të madhe pasi e ka nisur keq sezonin e ri. Unitedi renditet në pjesën e poshtme në tabelën e Premierligës, pas tri humbjeve në shtatë ndeshjet e para.

Maguire, megjithatë, këmbëngul se Manchester Unitedi përballet me kritikat për shkak se është klub i madh.

“Një gjë që e kam vërejtur në këtë klub gjatë kohës sime këtu – një vit e gjysmë tashmë – është se ne jemi klubi për të cilin flasin më së shumti në botë”, tha Maguire.

“Përse? Sepse ne jemi klubi më i madh në botë. Njerëzit nuk duan të na shohin mirë. Përse? Mbase për shkak të suksesit që e kemi arritur në të kaluarën”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)