Konfiskohen 95 teste COVID-19 te skuadra e Lazios

  • S.A /
  • 10 November 2020 - 12:38
Konfiskohen 95 teste COVID-19 te skuadra e Lazios

Prokuroria italiane i ka konfiskuar 95 teste të COVID-19 nga laboratori i skuadrës së Lazios në Avellino, për t’i analizuar rezultatet e tyre.

Prokuroria Federale dhe Prokuroria Publike janë duke e vëzhguar gjendjen me koronavirus te skuadra e Lazios tash e disa javë.

Laboratori i Lazios ka njoftuar se Prokuroria ia ka konfiskuar 95 teste për COVID-19, që t’i analizojnë ato në hollësi.

Mediat italiane kanë raportuar që ka disa të dyshuar për falsifikim në dokumentet publike, duke neglizhuar virusin dhe duke mashtruar shtetin.

Zyrat e Prokurorisë kanë kërkuar që të analizohen 95 testet e konfiskuara nga Spitali i Moscatit në Avellino.

Testet në fjalë janë të rundit të fundit të testimit, kur Kampi Biomedical në Romë i nxori pozitivë me koronavirus lojtarët si Ciro Immobile, Lucas Leiva dhe shqiptarin Thomas Strakosha; por lojtarët e njëjtë dolën negativë kur u testuan nga Futura Diagnosa.

(Kosova Sot Online )