Maradona do të lirohet nga spitali

  • S.A /
  • 11 November 2020 - 10:33
Maradona do të lirohet nga spitali

Legjenda e Argjentinës Diego Armando Maradona u operua me sukses në tru javën e kaluar, ndërsa doktori i tij personal ka folur sot për gjendjen e 60-vjeçarit.

Maradona pritet që të lirohet nga spitali së shpejti, sipas mjekut të tij Leopoldo Luque.

“Diego është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, dhe gjendja e tij pas operacionit ia lejon të largohet nga spitali”, u deklarua Luque.

“Është një falënderim për të gjithë stafin mjekësor dhe spitalin që janë përkujdesur për legjendën, por edhe përkrahjen e familjes, ndërsa Maradona nuk do të largohet sot por së shpejti”, shtoi mjeku i tij.

Maradona, kishte fituar Kupën e Botës me kombëtaren e Argjentinës në vitin 1986, ndërsa edhe me klubin e Napolit kishte fituar dy tituj të Seria A.

Maradona është trajner i skuadrës së Gimnasia në Superligën Argjentinase që nga viti 2019.

Klubi të cilin e udhëheq 60-vjeçari, të dielën luajti ndeshjen pa trajnerin e tyre.

(Kosova Sot Online )