Drejtësia e korruptuar me politikën e kriminalizuar ja imponuan Kosovës padrejtësisht Gjykatën Speciale

Drejtësia e korruptuar me politikën e kriminalizuar ja imponuan Kosovës padrejtësisht Gjykatën Speciale
Drejtësia e korruptuar me politikën e kriminalizuar ja imponuan Kosovës padrejtësisht Gjykatën Speciale

Skender Kapiti

  • 11 November 2020 - 07:41

Shkruan: Skënder Kapiti

Pra mos ta kërkojnë askund tjetër shqiptarët pse-në e formimit të Gjykatës Speciale, sepse atë e solli politika dhe gjyqësori kosovar të cilët funksionojnë në simbiozë kapjeje të shtetit, të ligjit, të vjedhjes, krimit e korrupsionit. Dhe këtë konstatuan edhe ndërkombëtarët të civilët ia imponuan politikës dhe politikanëve të Kosovës miratimin e saj, ku më të zellshmit për pro saj ishin ata të cilët menduan se në këmbim të kësaj ata do t’i shpëtonin drejtësisë. Mirëpo në këto intriga e kurthe të ngritur prej tyre ata tashmë kanë rënë vetë në qark.

-Drejtësia kosovare është një drejtësi e mbushur me profesionistë që kanë si aftësi injorancën dhe si moral korrupsionin dhe krimin, por sidomos është mbushur me militantë politik dhe me shërbëtorë të politikës. Kjo është cilësia e drejtësisë në Kosovë. Gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovën u duhet bërë hetimi dhe gjykimi për atë se si dhe çfarë kanë vepruar me vendimmarrjet antiligjore të tyre.

Në sistemin gjyqësor në Kosovë duhet një fshesë juridike ku të fshihet e të pastrohet i gjithë sistemi prej këtyre gjyqtarëve e prokurorëve që janë aktualisht në sistemin e drejtësisë. Drejtësia politike e Kosovës e kapur nga politika e krimi e ka falimentuar sistemin e drejtësisë, ajo duke qenë e tillë, pikërisht duke keq funksionuar dhe mos zbatuar drejtësinë bëri të mundur që të formohet edhe Gjykata Speciale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".