Juventusi ia ofron Ronaldon PSG-së në shkëmbim të Neymarit

  • S.A /
  • 11 November 2020 - 11:52
Juventusi ia ofron Ronaldon PSG-së në shkëmbim të Neymarit

Juventusi ia ka ofruar Paris Saint-Germainit mundësinë për ta transferuar Cristiano Ronaldon, në shkëmbim të Neymarit.

Ronaldo dhe Neymar kanë marrëveshje me klubet e veta përkatëse vetëm deri në verën e vitit 2022, prandaj kjo e bën të mundshëm shkëmbimin mes tyre.

As Ronaldo e as Neymar nuk duken të jenë afër ripërtëritjes së marrëveshjeve me klubet e tyre.

Edhe javë më parë kishte zëra se Juventusi po e përgatit shitjen e superyllit portugez, për shkak se mbajtja e tij në klub po i kushton shumë financiarisht.

Superylli portugez ka pagë vjetore prej 31 milionë eurove, pesë herë më të lartë se të lojtarit të dytë më të paguar në ekip, Paulo Dybala.

Drejtuesit e kampionit italian mendojnë se nuk ia vlejnë të rrezikojnë për t’ia vazhduar qëndrimin Ronaldos duke qenë se ai i mbush 36 vjet në shkurt.

Ata besojnë se Ronaldo nuk mund ta arsyetojë pagën e lartë edhe pas vitit 2021.

Kriza e madhe financiare e shkaktuar nga pandemia koronavirus thuhet të ketë ndikim në vendimin e Juves, po ashtu.

(Kosova Sot Online )