Shqipëria vs Kosova: Debuton Fazliji, Muriqi e Berisha i prijnë sulmit – formacionet zyrtare

  • S.A /
  • 11 November 2020 - 16:23
Shqipëria vs Kosova: Debuton Fazliji, Muriqi e Berisha i prijnë sulmit – formacionet zyrtare

Shqipëria vs Kosova: Debuton Fazliji, Muriqi e Berisha i prijnë sulmit – formacionet zyrtare

Betim Fazliji do të debutojë për Kosovën, ndërkohë që Vedat Muriqi, Amir Rrahmani dhe Bernard Berisha, të gjitha janë titullarë pas një kohë të gjatë, për miqësoren e verdhekaltërve kundër Shqipërisë sot në Elbasan.

Shqipëria është mikpritëse e Kosovës në Elbasan Arena sot në orën 16:00, në takimin e dytë miqësor që prej formimit kombëtares verdhekaltër.

Muharrem Sahiti, ndihmëstrajneri që do ta udhëheqë Kosovën në mungesë të trajnerit Bernard Challandes i cili mungon pasi u infektuar me koronavirus, është futur me një formacion shumë të fortë për këtë miqësore.

Mbrojtësi premtues i St. Gallen Fazliji do të luajë titullar për herë të parë për Kosovën pas ftesës që e mori për ndeshjet e këtij muaji.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21 të Zvicrës ka një të ardhme premtuese dhe e zgjodhi Kosovën në nivelin e lartë.

Titullarë do të luajnë edhe Vedat Muriqi i Lazios, Amir Rrahmani i Napolit, Bernard Berisha i Akhmat Grozny dhe Hekuran Kryeziu i Zurich, të cilët munguan në ndeshjet e tetorit.

Aliti do të luajë në krahun e majtë si rrallëherë, ndërkohë që Bersant Celina dhe Lirim Kastrati do ta ndihmojnë Muriqin dhe Berishën në sulm.

Në portë do të jetë Arijanet Muriqi i përhershëm.

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, në anën tjetër, u ka dhënë mundësi shumë lojtarëve të rinj të luajnë titullar ashtu siç premtoi para këtij takimi.

(Kosova Sot Online )