Maradona lëshohet nga spitali

  • S.A /
  • 11 November 2020 - 16:31
Maradona lëshohet nga spitali

Maradona lëshohet nga spitali

Legjenda e Napolit dhe Argjentinës, Diego Maradona pritet të lëshohet nga spitali sot. “Ai është duke kaluar në një moment delikat të jetës së tij”, tha avokati i tij për media

Maradona i është nënshtruar një operacioni në tru më 4 nëntor dhe ka kaluar tetë ditë në klinikën Olivos.

“Ai po kalon një prej momenteve më delikate të jetës së tij”, tha avokati i Maradonës, Matias Morla.

“Fatkeqësisht, ai nuk është duke u ndier mirë dhe do të bëhet gjithçka që ai të shërohet”.

“Gjëja më e rëndësishme është që ai po përpiqet që të shërohet. Në këtë moment ai ka nevojë për dashuri dhe qetësi”

(Kosova Sot Online )