Reagon babai i Messit, pas lajmeve se argjentinasi do të kalojë në PSG

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 09:49
Reagon babai i Messit, pas lajmeve se argjentinasi do të kalojë në PSG

Jorge, babai dhe menaxheri i Lionel Messit, i ka hedhur poshtë thashethemet se superylli i Barcelonës po mendon t’i bashkohet Paris Saint-Germainit verën e ardhshme, duke i quajtur ato lajme të rreme.

Marrëveshja e Messit me Barcelonën përfundon në qershor dhe argjentinasi do të ketë të drejtë të flasë me klube të tjera nga janari, midis thashethemeve se ai do të largohet nga klubi i vetëm për të cilin ka luajtur deri tani në karrierën e tij.

Messi bëri kërkesë zyrtare për t’u larguar në verën e kaluar, por s’u lejua nga një klauzolë e lartë prej 700 milionë eurosh.

ESPN raportoi se PSG-ja i kishte nisur bisedimet me argjentinasin për ta sjellë atë në Paris.

Kjo është hedhur poshtë menjëherë nga Jorge Messi, i cili e ka quajtur të rremë lajmin e ESPN-së.

“Mjaft më me trillime. Lajm i rremë”, shkroi Jorge në Twitter. 

(Kosova Sot Online )