Dështon sërish marrëveshja mes Barcelonës dhe lojtarëve të saj për zbritje të pagave

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 10:39
Dështon sërish marrëveshja mes Barcelonës dhe lojtarëve të saj për zbritje të pagave

Ende nuk ka marrëveshje mes Barcelonës dhe lojtarëve të saj për zbritje të pagave, për shkak të krizës financiare si pasojë e koronavirusit

Barcelona ka dështuar që të arrijë marrëveshje me lojtarët e vet për ulje të pagave dhe, edhe pas takimeve të shumta përsëri nuk arriti t’i bindë ata të pranojnë.

Gjiganti spanjoll ka njoftuar që COVID-19 i ka shkaktuar humbje financiare në vlerë prej 300 milionë eurove, prandaj kishte planifikuar që përmes zbritjes së pagave të futbollistëve të vet të përfitojnë nga një shumë prej 191 milionë eurove dhe me të ta paguajë një pjesë të borxhit.

Borxhi i klubit katalonas është 800 milionë euro dhe Barcelona obligohet që gjysmën e tij a paguajë deri në muajin gusht të vitit 2021.

Pas dështimit të marrëveshjes, palët ranë dakord që të takohen 23 nëntor përsëri.

Të gjithë lojtarëve, përfshirë edhe Lionel Messit, Barça u ka kërkuar të pranojnë një zbritje prej 30% në paga.

Katalonasit janë të gatshëm që të shesin disa nga lojtarët e tyre që në afatin kalimtar të janarit për të mbledhur të holla.

(Kosova Sot Online )