Dybala: Mohuesit e Covid-19 janë të ngjashëm me ata që mendojnë se Toka është rrafshët

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 11:02
Dybala: Mohuesit e Covid-19 janë të ngjashëm me ata që mendojnë se Toka është rrafshët

Sulmuesi i Juventusit dhe Argjentinës, Paulo Dybala, i ka krahasuar mohuesit e pandemisë COVID-19 me njerëzit që besojnë se Toka është e rrafshët.

Dybala dhe e dashura e tij u prekën nga koronavirusi në mars dhe vuajtën për t’u riaftësuar nga ai.

“Mohuesit e COVID-19 e kanë nivelin e njëjtë të inteligjencës me personat që mendojnë se Toka është e sheshtë. S’kam çfarë shtoj më shumë”, tha Dybala për Vanity Fair.

Sulmuesi argjentinas foli edhe për jetën e vet private dhe pasionin për grumbullimin e fanellave të futbollit.

“Kam qindra sosh. Disa janë nga ato që i shkëmbejmë në fund të ndeshjeve, disa janë dhurata nga bashkëlojtarët  që luajnë për ekipe të tjera kombëtare. Por nganjëherë unë edhe i blej ato”, tregoi Dybala.

“Isha afër ta blija një të Del Pieros në një ankand dhe një të veshur nga Diego Maradona në një ndeshje kundër Brazilit, por dikush u pajtua të paguajë më shumë se unë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )