Reagimi i Enriques pas golit të pranuar dhe dembelisë së Ansensios

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 13:41
Reagimi i Enriques pas golit të pranuar dhe dembelisë së Ansensios

Marco Asensio është duke u kritikuar për neglizhencën që mbrëmë ka treguar në fushë, që i kushtoi Spanjës me gol.

Në miqësoren me Holandën, që u mbyllë 1-1, Asensio pati fajin më të madh të goli i pranuar.

Nga një aksion aspak premtues, vendasit shënuan për të barazuar, pasi Marco Asensio ani pse e shikoi dhe pa Van de Beekun duke u aktivizuar nga plani i dytë, nuk e ndjeku atë dhe mesfushori i Manchester United në fund ishte i vetëm dhe i lirë në zonë dhe pa ndonjë problem realizoi për 1-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Për këtë veprim të Asensios dhe golit të pranuar, kamerat kapën Luis Enriquen, që duket sikur ia adreson fajtorin asistentëve të tij.

Nga ajo që shihet nga kamerat, Enrique shihet duke thënë: “Çfarë ndodhi me të dy”.

 

(Kosova Sot Online )