Crouch: Marcelo më përjashtoi nga loja për 15 minuta, doja ta grushtoja si askënd tjetër

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 15:35
Crouch: Marcelo më përjashtoi nga loja për 15 minuta, doja ta grushtoja si askënd tjetër

Ish-ylli i Kombëtares së Anglisë, Peter Crouch, ka treguar sesi e kishte bërë Marcelo të ndihej për shkak të një ndërhyrjeje ndaj tij i kushtoi më përjashtim nga një ndeshje e Ligës së Kampionëve pas vetëm një çereku lojë.

Peter Crouch ka folur rreth ndeshjes së vitit 2011 në Ligën e Kampionëve, sa ishte pjesë e Tottenham Hotspur kundër Real Madridit.

Në 15 minutat e parë të ndeshjes Crouch i mori dy kartonë të verdhë dhe u detyrua të largohet nga fusha pas ndërhyrjes në mbrojtësin e krahut të majtë brazilian.

Kartoni i parë i verdhë ishte në pesë minutat e parë të ndeshjes, i cili në të njëjtën mënyre ndërhyri në Sergio Ramosin.

“Kartoni i parë ishte i drejtë, por i dyti jo, faulli ndaj Marcelos”, u deklarua Crouch

“Unë nuk e kam prek fare atë, por ai ishte duke kërcyer në ajër, dhe pastaj filloi të rrotullohej, dhe më pastaj arbitri më ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, unë kurrë në jetën time nuk kam dashur të godas ndokënd më shumë se sa Marcelon në atë çast”, shtoi ai.

Madrilenët fituan ndeshjen me rezultat 4:0 dhe ishin me një këmbë në gjysmëfinale, ku më pas humben nga Barcelona e Pep Guardiolës, e cila e fitoi Ligën e Kampionëve duke e mundur Manchester United në finale me rezultat 3:1 në Londër.

(Kosova Sot Online )