Pas humbjes kundër Shqipërisë, Kosova i nis përgatitjet për Slloveninë

  • S.A /
  • 12 November 2020 - 15:44
Pas humbjes kundër Shqipërisë, Kosova i nis përgatitjet për Slloveninë

Pas humbjes kundër Shqipërisë, Kosova i nis përgatitjet për Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur përgatitjet, edhe pse e mangët, për takimin e së dielës kundër Sllovenisë në Ligën e Kombeve.

Një ditë pas disfatës 2:1 në një ndeshje miqësore kundër Shqipërisë në Elbasan, Kosova i ka nisur përgatitjet në Shijak për ndeshjen e parafundit në Grupin 3 të Ligës C kundër Sllovenisë të dielën në Lubjanë.

Me humbjen kundër kuqezinjve, verdhekaltrit e zgjatën ecurinë negative pa fitore në plot tetë ndeshje.

Në një njoftim për media, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se vetëm 11 futbollistë morën pjesë në stërvitjen e së enjtes.

Ndërsa lojtarët që morën pjesë në takimin me Shqipërinë kanë kryer rigjenerim në plazhin e Durrësit.

“Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë lëndime. Dardanët do të kryejnë edhe nesër një stërvitje, derisa të shtunën do të nisen për në Slloveni”, thuhet në një njoftim të FFK-së.

Pas takimit me Slloveninë, dardanët do të kthehet në Prishtinë për ndeshjen përmbyllëse në grup kundër Moldavisë.

Kosova është e parafundit në grup dhe do të luftojë drejtpërdrejt me Moldavinë për ta siguruar qëndrimin në Ligën C.

(Kosova Sot Online )