Challandes edhe në testet pozitiv me COVID-19

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 18:06
 Challandes edhe në testet pozitiv me COVID-19

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes vazhdon të vuajë nga koronavirusi.

Zvicerani doli pozitiv me virus para ndeshjes miqësore me Shqipërinë, sfidë e zhvilluar të mërkurën derisa atë takim e drejtoi ndihmësi i tij, Muharrem Sahiti.

Challandes është testuar sërish ditën e sotme derisa prapë ka dal pozitiv.

Lajmi është konfirmuar për Zeri.info nga sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

“Pas testeve të kryera sot, sërish doli pozitiv”, ka thënë Salihu.

Challandes nuk mund ta drejtojë ndeshjen me Slloveninë”, ka thënë Eroll Salihu të premten mbrëma.

Kosova po përgatitet në Shqipëri për duelet e radhës. Sfida Slloveni – Kosovë zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Stozice Sports Park” në Lubjanë.

Tre ditë më pas (18 nëntor) Kosova e pret Moldavinë në Prishtinë. Këto duele luhen në kuadër të Ligës Kombeve.

(Kosova Sot Online)