Kosova U21 synon fitore kundër Shqipërisë U21 për të luftuar për vendin e tretë, formacionet

  • E.K /
  • 13 November 2020 - 18:35
 Kosova U21 synon fitore kundër Shqipërisë U21 për të luftuar për vendin e tretë, formacionet

Kosova U21 do ta pret sot në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Shqipërisë U21.

Kosova U21 e kishte nisur shumë më mirë kampanjën për Euro 2021, por që kohëve të fundit ata janë mposhtur nga Anglia U21 dhe Austria U21 gjë që i ka lënë ata me 9 pikë nga 8 ndeshje të zhvilluara, ku i ka fituar tri dhe i ka humbur pesë të tilla.

Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi sonte ka startuar me sistemin 4-4-2. Në portë ka startuar Nreca Bisinger, kurse në katërshën mbrojtëse janë Kqiku, Kurtulus, Vitija dhe Sadriu. Në mesfushë për Kosovën kanë startuar Limani, Hamdiu, Zekaj dhe Jashari.

Në sulm sot për Kosovën U21 kanë startuar Mustafa dhe Idrizi.

Në anën tjetër, Shqipëria U21 është dy pikë më lart se Kosova U21 dhe sonte atë do ta drejtojë Dzemal Mustedanagic pasi që Alban Bushi, trajner i Shqipëria U21 rezultoi pozitiv me COVID-19.

Shqipëria ka startuar me sistem 4-3-3. Në portë është Selmani, kurse në mbrojtje kanë startuar Mitaj, Selmani, Sota dhe Marku. Në mesfushë është Ademi, Kraja dhe Çokaj.

Në sulm Shqipëria U21 është Muçi, Tuçi dhe Mala.

Ndeshja pritet që të startojë në orën 19:00.

Formacionet zyrtare:

Kosova U21

Shqipëria U21

(Kosova Sot Online)