Shqipëria ka disa motive për të fituar ndaj Bjellorusisë, në lojë janë edhe 1,125 mln euro!

  • S.A /
  • 16 November 2020 - 13:31
Shqipëria ka disa motive për të fituar ndaj Bjellorusisë, në lojë janë edhe 1,125 mln euro!

Fitorja ndaj Kazakistanit mbajti në lojë Shqipërinë në garën për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve, shkruan Super Sport.

Tashmë kuqezinjtë duhet të mposhtin Bjellorusinë po në Air Albania të mërkurën për të realizuar objektivin dhe për të siguruar vendin e parë në grup, një vend i parë që jo vetëm do ta ngjisë Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League por mund ta pozicionojë në një vazo më të lartë për shortin e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 dhe njëkohësisht do t’i garantojë arkave të FSHF shumën e 1 milion e 125 mijë eurove që UEFA ua jep skuadrave që fitojnë grupet në Ligën C, para që mund t’i shërbejnë Federatës për të ardhmen e ekipit kombëtar.

Ndeshja Shqipëri – Bjellorusi do të luhet të mërkurën në orën 16:00.

(Kosova Sot Online )