Coentrao: Në Real Madrid s’mund të luajë gjithkush

  • S.A /
  • 17 November 2020 - 08:47
Coentrao: Në Real Madrid s’mund të luajë gjithkush

Mbrojtësi portugez Fabio Coentaro thotë se Real Madridi është klubi më i mirë në botës dhe se jo çdo futbollist mund të luajë për të.

Coentrao i është rikthyer futbollit dhe tani po luan për Rio Ave, klubin nga akademia e të cilit doli para shumë vjetëve, para se ta niste karrierën në klubet portugeze, spanjolle e franceze.

Ai thotë se ndihet i lumtur që po luan sërish pas një pushimi të shkurtër, pasi kishte luajtur pak kah fundi i periudhës së tij në Real Madrid, klubin të cilin e vlerëson si më të mirin në botë.

“Më është dashur të shkoja në klubet e tjera për ta dëshmuar punën time dhe pastaj iu bashkova Real Madridit, klubit më të mirë në botë”, tha Coentrao.

“Por ky klub nuk është për gjithkënd. Unë i kalova shtatë vjet atje. Në mes të asaj periudhe m’u ripërtëri kontrata. I fitova 15 tituj atje. Kjo flet vetë dhe më bën krenar”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )