Xhaka buzë kalimit në Interi, pasi Arsenalit i ofrohet Erikseni në shkëmbim

  • S.A /
  • 17 November 2020 - 11:10
Xhaka buzë kalimit në Interi, pasi Arsenalit i ofrohet Erikseni në shkëmbim

Interi ka shprehur gatishmëri t’ia ofrojë Arsenalit Christian Eriksenin në një marrëveshje shkëmbimi për Granit Xhakën, sipas mediave italiane.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, mund t’i bashkohet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Eriksen ka hasur në vështirësi të mëdha për ta fituar besimin e trajnerit Antonio Conte që prej se iu bashkua

Interit në janar nga Tottenhami për 20 milionë euro.

Conte është i etur t’i shtojë opsionet në mesfushë dhe prioritet e ka N’Golo Kanten, por Chelsea ka refuzuar t’ia shesë zikaltërve fituesin e Kupës së Botës.

Sipas Corriere dello Sport, hierarkia e Interit po i mendon alternativat e Kantes dhe e ka Xhakën në listën e ngushtë për afatin kalimtar të janarit.

Interi madje ka dërguar ndërmjetësues të punojnë prapa skenave për ta parë interesimin e Arsenalit në Eriksenin, të cilin është i gatshëm t’ia ofrojë për Xhakën. 

(Kosova Sot Online )