Bonera e drejton Milanin në ndeshjen e fundjavës kundër Napolit

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 13:35
Bonera e drejton Milanin në ndeshjen e fundjavës kundër Napolit

Pasi trajneri i Milanit Stefano Pioli dhe ndihmëstrajneri i tij, Giacomo Murelli, dolën pozitiv në testin për koronavirus, Daniele Bonera pritet ta drejtojë skuadrën kuqezi në takimin e fundjavës me Napolin.

Pioli doli pozitiv në testin e bërë të shtunën, ndërsa paqartësia rreth gjendjes së Murellit u qartësuan sot kur Milani konfirmoi se edhe ai është prekur nga virusi.

La Gazzetta dello Sport raporton se i treti në radhë për ta marrë në dorë detyrën e përkohshme të trajnerit është Bonera.

Ish-mbrojtësi i kuqezinjve është pjesë e stafit të Piolit dhe e përditshmja italiane zbulon se ai zotëron licence pro të UEFA-s.

Milani do të përballet me Napolin të dielën dhe Borena pritet ta drejtojë skuadrën kundër ish-bashkëlojtarit të vet, Gennaro Gatusso. 

(Kosova Sot Online)