Gjimshiti, mbrojtësi i dyte me i saktë në Evrope, i pari në Seria A

  • S.A /
  • 17 November 2020 - 16:06
Gjimshiti, mbrojtësi i dyte me i saktë në Evrope, i pari në Seria A

Në një renditje të bërë nga CIES Observatory Football, Berat Gjimshiti është mbrojtësi i dytë më i saktë në Evropë sa i përket dueleve ajrore, dhe i pari në Serie A

Me 95.7% të dueleve të fituar nga nisja e sezonit të ri, Gjimshiti është i dyti në Europa, pas Kurt Zouma të Chelseas.

Ylli i kombëtares shqiptare ka fituar 22 nga 23 duelet ajrore të deritanishme, ndërsa Zouma ka fituar 26 nga 27 duelet ajrore.

Gjimshiti gjendet në renditje para mbrojtësve si Harry Maguire e Raphael Varane, ndërsa në Seria A gjendet para Lorenzo Tonelli, qendërmbrojtësi i Sampdorias i cili në 24 duela ka fituar 21.

(Kosova Sot Online )