Pedri: Reali më tha se isha i dobët, i falënderoj sepse tani jam në klubin që e dua

  • S.A /
  • 17 November 2020 - 16:09
Pedri: Reali më tha se isha i dobët, i falënderoj sepse tani jam në klubin që e dua

Pedri ka mundur ta vishte fanellën e Real Madridit shumë lehtë, siç ka zbuluar vetë, por të bardhët nuk e kishin vlerësuar mjaft të mirë. 17-vjeçari e ka nisur karrierën në Barcelonë në mënyrë të jashtëzakonshme që kur iu bashkua nga Las Palmas në verë.Në këtë fillim sezon, adoleshenti spanjoll i ka bërë disa paraqitje si titullar, përfshirë në El Clasico.

Ai ka folur për kohën kur ishte në prova në Real Madrid dje refuzimin që i ishte bërë nga të bardhët.

“Isha në prova në Real Madrid, po ata më thanë se nuk isha në nivelin e duhur. Unë i falënderoj ata që më thanë se nuk do t’ia dilja, sepse tani jam në ekipin që gjithmonë e kam dashur”, tha Pedri.

“Ishte e çuditshme ta veshja fanellën e Real Madridit, sepse gjithmonë e kam zgjedhur atë të Barcelonës”, shtoi ai.

Ai tani e ndan zhveshtoren me njërin prej idhujve të fëmijërisë, Lionel Messin, diçka që thotë se e shijon çdo ditë. “Çfarë më mahnit më së shumti për Messin është ajo që ai e bën në stërvitje. Është sikur Oliver dhe Benji (nga filmi vizatimor japonez ‘Captian Tsubasa’) por në jetë reale”, tregoi ai.

(Kosova Sot Online )