Presidenti i Juventusit: Ne kemi ADN të veçantë, do të dëshmojnë se jemi më të mirët

  • S.A /
  • 17 November 2020 - 16:22
Presidenti i Juventusit: Ne kemi ADN të veçantë, do të dëshmojnë se jemi më të mirët

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka thënë se skuadra e tij e ka një ADN të veçantë e cila i ka ndihmuar t’i fitojë nëntë tituj radhazi në Serie A dhe është zotuar se bardhezinjtë do ta dëshmojnë sërish se janë më të mirët.

Juventusi renditet në vendin e shtatë në Serie A me 13 pikë pas shtatë ndeshjeve, por vijon të jetë i pamposhtur në ligë nën udhëheqjen e trajnerit Andrea Pirlo.

Sezonin e kaluar, Maurizio Sarri e udhëhoqi zonjën e vjetër drejt titullit të nëntë radhazi në Itali dhe Agnelli thotë se kjo ishte dëshmi e një ADN-je të veçantë që ka skuadra e tij.

“Rishkrimi i historisë për nëntë vjet është bërë zakon i dëlirës për ata të cilët e kanë Juventusin në zemër”, tha Agnelli.

“Duke i ndërruar interpretuesit, duke nisur me udhëheqësin teknik Maurizio Sarri, Juventusi ka dëshmuar se e ka një ADN të veçantë, në të cilën shpirtit luftarak ia kalon vetëm dëshira për të fituar”, shtoi ai.

Por ai e ka pranuar se ishte një vit i vështirë dhe është zotuar se do ta dëshmojë se Juventusi është ekipi më i fortë në Itali.

“Sfida të reja na presin dhe ne jemi të sigurt se jemi të gatshëm dhe me vetëbesim për t’u përballur me to. Do ta dëshmojnë sërish se çfarë do të thotë të jesh Juventus dhe më i forti”, nënvizoi ai. 

(Kosova Sot Online )